Plagosi tre të rinj grekë, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për shqiptarin me dy emra! Policia: Dyshohet se po planifikon të arratiset

25 Dhjetor 2023, 09:53| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 10:01

  • Share

Autoritetet greke kanë lëshuar një urdhër arrest europian për 37-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili akuzohet për plagosjen e tre të rinjve në një restorant në Kretë. Policia është ende në kërkim të tij që prej plagosjes më datë 17 dhjetor.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari po mendon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës. Mediat greke thonë se shqiptari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, pasi është një person me precedentë të mëparshëm penal, të përfshirë në vrasje, zhvatje, si dhe trafik droge. Sipas mediave greke, shqiptari ishte kreu i një bande brutale në Shqipëri, e përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburantit, kazinove dhe bankave.

Muajt ​​e fundit ai ishte zhvendosur në Greqi. Më 17 dhjetor, bashkë me mikun e tij, pasi një debati me të rinjtë grekë, Nardi Idrizi ka qëlluar me armë drejt tyre dhe është arratisur. Shoku i tij, Emiliano Jakupi, u vetëdorëzua.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?