Plagosi të miturin në Kamëz, Gjykata e Tiranës lë në burg 18-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij! I riu: Ngacmoi të dashurën e shokut

21 Tetor 2023, 12:25| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 16:24

  • Share

TIRANË- Autorët e plagosjes së 16-vjeçarit në Kamëz do të qëndrojnë në qeli. Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot “arrest me burg” për Armir Hasajn dhe Xhorxh Çunin. Hasaj ka qëlluar me kallashnikov të miturin, ndërsa është ndihmuar nga shoku i tij për t’u arratisur, por arratia e tyre nuk zgjati as 48 orë.

Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim para togave të zeza, duke përmendur se shkak për sherrin mes tyre u bë ngacmimi i të dashurës. Sipas Çunit, 16-vjeçari i ka ngacmuar të dashurën dhe ata ishin takuar më parë për t’u sqaruar, por situata u ka dalë jashtë kontrollit. Megjithatë, për shkak se situata ka dalë nga kontrolli, miku i tij Hasaj e ka qëlluar të miturin me një plumb në këmbë dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ata i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e kanë gjetur. Policia ende nuk e ka të qartë se ku e ka siguruar Armir Hasaj kallashnikovin. Më herët mes tyre nuk ka pasur konflikte, por debati për ngacmimin e të dashurës së Çunit ka sjell të gjithë ngjarjen e rëndë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?