Plagosi me thikë një person në Durrës, arrestohet 56-vjeçari

10 Mars 2020, 08:35| Përditesimi: 10 Mars 2020, 08:37

  • Share

DURRES- Një 56-vjeçar me iniciale P.B. banues në Durrës pasi pas një konflikti për motive që nuk bëhen të ditura ka qëlluar me thikë në pjesën e gjoksit 25-vjeçarin me iniciale A.N.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?