Foto ilustruese

Plagosi me thikë të riun pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 3 ditë pas ngjarjes 17-vjeçari në Shkodër

21 Shtator 2023, 11:51| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 11:53

  • Share

Tre ditë pasi plagosi me thikë një 16-vjeçar gjatë një konflikti të çastit me të, Policia Shkodër ka arrestuar autorin 17-vjeçar.

Një konflikt mes dy të rinjve, i nisur për motive të dobëta agravoi deri në plagosje me thikë të hënën e shkuar në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ku 17-vjeçari me iniciale Xh. P. ka dëmtuar me thikë K. L., 16 vjeç.

Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?