Foto ilustruese

Plagosi me thikë të riun pas konfliktit të çastit, shpallet në kërkim 51 vjeçari në Tiranë

14 Qershor 2023, 16:10| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 16:15

  • Share

Një 51 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë të riun E.Sh.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi në vendparkimin e taksive për motive të dobëta. 51 vjeçari i shpallur në kërkim S.Z, ka goditur me thikë të riun. Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e agresorit 51 vjeçar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?