Akropoli, Athinë

Plagosi me thikë të riun grek gjatë grabitjes, arrestohet 17 vjeçari shqiptar në Greqi! U kap brenda shtëpisë së tij

19 Prill 2023, 09:31| Përditesimi: 19 Prill 2023, 09:43

  • Share

Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi plagosi me thikë një 18 vjeçar në Akropoli të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën ndërsa 17 vjeçari shqiptar u arreatua ditën e djeshme.

Pas hetimeve rezultoi se kishte qenë i skeduar më parë nga policia për 2 grabitje me thikë që kishte kryer në Ilion dhe Agios Penteleimonas. Arrestimi i tij u bë brenda shtëpisë ku u gjet me rrobat e veshura natën e sulmit të cilat kishin njolla gjaku. 

Ai e ka pranuar ngjarjen e rëndë. Mediat greke shkruajnë se i mituri shqiptar i është afruar 18 vjeçarit pranë Akropolit dhe i ka kërkuar t’i japë çantën. Ky  fundit i ka dhënë telefonin dhe teksa ka tentuar t’i japë çantën i është ngatërruar në duar. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm nga shqiptari i cili e ka goditur me thikë. 

Për ngjarjen është arrestuar edhe një tjetër 18 vjeçar shqiptar i cili ka mohuar të ketë gisht në plagosjen e bashkëmoshatarit grek. Gjendja e këtij të fundit raportohet të jetë e rëndë. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?