Plagosi me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, dorëzohet në polici 40 vjeçari në Laprakë! Pushimi nga puna, shkak i sherrit

4 Prill 2023, 10:47| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:22

  • Share

Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së djeshme në Laprakë, Elton Mergjyshi, 40 vjeç. Efektivë të Komisariatit nr. 3 kanë marrë dëshmitë e 2 prej të plagosurve mbrëmjen e djeshme në Laprakë, 40-vjeçares Roxhersa Rrapollari dhe bashkëshortit të saj italian, për të zbuluar dinamikën dhe motivet e ngjarjes. Ata kanë treguar se autori Elton Mergjyshi kishte sapo shkuar te lokali ku ndodheshin, fillimisht ka debatuar me italianin duke i kërkuar llogari pse e kishte hequr nga puna.

Në debat e sipër ka nxjerr thikën dhe ka plagosur fillimisht 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, pasi ka dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Sipas dëshmisë së vajzës së tij, ka treguar se kur ka parë të atin të plagosur ka ndërhyrë dhe në këtë çast agresori e ka qëlluar në dorë.

Më pas Mergjyshi ka plagosur në kraharor italianin Massimo Sorvillo, i cili e kishte marrë me qira lokalin ku ndodhi ngjarja. 47-vjeçari italian ka marrë automjetin e tij me targa italiane dhe ka shkuar vetë në Spitalin e Traumës bashkë me bashkëshorten dhe babain e saj. Dëshmia e 64-vjeçarit Viktor Rrapollari nuk është marrë ende nga grupi hetimor pasi është në gjendje më të rëndë se dy të plagosurit e tjerë. Vetë italiani Sorvillo ka deklaruar për policinë se e kishte pushuar pasi nuk i pëlqente puna e tij.

Në dëshminë e dhënë para policisë, Elton Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Mergjyshi Deda u shpreh se nuk kishte pasur qëllim sulmin me thikë duke shtuar se ishte provokuar nga tre të plagosurit. Sa i takon shkakut të konfliktit, Mergjyshi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t'i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi ështe hequr nga puna.

Ora 11:00
Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, Mergjyshi: Vetë më provokuan, ish-pronari italian nuk më pagoi për pajisjet që i solla nga Italia

1680598111_page.jpg

Në momentin që është dorëzuar para hetuesve në policinë e Tiranës, Elton Mergjyshi është marrë në pyetje për plagosjen e tre personave ditën e djeshme në një lokal të Laprakës.

Në dëshminë e tij para hetuesve Mergjyshi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t'i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi ështe hequr nga puna.

Autori i njohur ndryshe me emrin Altin Mergjyshi Deda tha se nuk ka dashur të plagosë asnjërin prej personave por shtoi se kishin qenë ata të cilët e kishin provokuar kur po kalonte pranë lokalit dhe më pas nisi sherri.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 04/04/2023 13:53

    Po thiken pse e mbaje me vete ?kalove aty eee .. te lumt ty kur ska shtet po te kishte shtet do ta haje 15 vjet burgun ti surrat mut

    Përgjigju
    • shqip: 04/04/2023 16:28

      Do ti ket ardh shpirti te hunda, ste vret njeri kot.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?