Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Orges Xhelilin! Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

15 Nëntor 2023, 11:00| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 11:25

  • Share

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit Orges Xhelili i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.

Në nëntor të vitit 2022 Orgest Xhelili goditi me thikë kryetarin e bashkisë duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme pë jetën. Njëkohësisht ai goditi me thikë edhe shoferin e kryebashkiakut, shtetasin G.B i cili ndërhyri për të parandaluar sulmin.

Kujtojmë që avokati i 46 vjeçarit Orges Xhelili deklaroi se shkak për sulmin, është bërë një çështje për të cilën SPAK ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi në lidhje me abuzimin me tenderat publikë. 

Si ndodhi ngjarja
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u godit me thikë pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës. Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi, Gazmend Bullari ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti dhe ai i plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua në 09:30 (11 nëntor) pas godinës së bashkisë, ndërsa autori i dyshuar 46-vjecari Orges Xhelili, u prangos menjëherë. 

Ngjarja paraprakisht dyshohet se ndodhi për dy shkaqe. Burimet thanë se Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtore poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet, sipas burimeve, ndërsa zyrtarisht policia dhe prokuroria thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?