Foto ilustruese

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan

11 Tetor 2023, 19:42| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 20:43

  • Share

Një 17 vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë një 27-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, fqinjin e tij i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

"Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?