Karabinierët

Plagosi me thikë emigrantin, në pranga shqiptari në Itali

8 Tetor 2020, 18:01| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 18:07

  • Share

Një 36-vjeçar shqiptar i akuzuar për plagosje është arrestuar nga policia italiane në një lokal në Massa Lombarda në provincën e Ravenna-s. Ai u vendos në pranga të mërkurën e javës së kaluar rreth orës 4 të pasdites teksa ishte ulur në një kafe me persona të tjerë.

Sipas hetimeve të karabinierëve, më datë 28 gusht shqiptari goditi me thikë një emigrant 22-vjeçar nga Etiopia pas një konflikti të çastit.

Ai e goditi disa herë me thikë në pjesën e barkut pranë një qendre sociale në Imola. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Gjatë arrestimit të shqiptarit, policia gjeti 3 kartmonedha 20 euroshe false, një shkop hekuri dhe fatura banke. Ndërkohë oficerët kontrolluan edhe shtëpinë e tij në Massa Lombarda të cilën e ndante me një tjetër shqiptar.

Në banesë iu gjetën një kartë identiteti, kartë shëndeti, një kopje të një kontrate celulari në emrin e një personi tjetër si dhe një biletë autobusi të linjës Bolonja-Bruksel që mbante datën 10 shtator.

Autoritetet dyshojnë se pas plagosjes së 22-vjeçarit, shqiptari është larguar drejt Belgjikës me dokumente false e më pas është kthyer në Itali.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?