Foto ilustruese

Durrës/ 45-vjeçari plagos me thikë 60-vjeçarin! Sherr pasi dyshohet se vajza e të plagosurit ishte lidhur me autorin

27 Nëntor 2023, 11:21| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:40

  • Share

DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku 60-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një operacioni. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet (27 nëntor), ku një 45-vjeçar ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin Gëzim Dika.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, Ermal Çitizin. Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se shkak i konfliktit ka qenë një lidhja e autorit me vajzën e të plagosurit gjë që është kundërshtuar këtij të fundit.

Ata janë konfliktuar fizikisht sot në mëngjes ku dhe ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari. Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ermal Çitizi, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gëzim Dika, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit Ermal Çitizi, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?