Goditi 6 herë me thikë 52 vjeçarin në Vlorë, i riu arrestohet nga policia pas një ore ndjekje! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital (EMRI)

24 Shkurt 2023, 17:32| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 20:40

  • Share

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi plagosi me thikë 52 vjeçarin Genci Serjani Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Armando Mustafa.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ‘Partizani’ të Vlorës, ku pas një konflikti mes tyre, Armando Mustafa plagosi me thikë Genci Serjanin i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal. Mësohet se ka marrë 6 goditje nga i riu i cili në momentin e sherrit ka qenë nën ndikimin e alkoolit. 

Autori i plagosjes u arrestua pas një ore ndjekjeje nga efektivët e policisë. Mësohet se sherri kishte ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

 

Ora 20:28
U godit 6 herë me thikë, 52 vjeçari në Vlorë në gjendje të rëndë! I riu që e sulmoi kishte konsumuar alkool

1677266985_Screenshot2.jpg

52 vjeçari, Genci Serjani i cili u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Mësohet se gjendja e 52 vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.

Mësohet se shkak për plagosjen e tij, ka qenë një grindje e momentit me Mustafën i cili sipas policisë, kishte konsumuar edhe alkool.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skxksjajs: 25/02/2023 01:38

    Rac e zez evgjiter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?