Foto ilustruese

Plagosi me thikë 27 vjeçarin në Lezhë pas konfliktit të çastit, arrestohet i riu (EMRI)

24 Prill 2023, 17:05| Përditesimi: 24 Prill 2023, 17:10

  • Share

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë të riun A.K, 27 vjeç.

Në pranga ka rënë Aleksandër Ramaj ndaj të cilit rëndojnë veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Sipas njoftimit të policisë, sherri mes dy të rinjve është përshkallëzuar pas një konflikti të çastit të ndodhur në Balldre të Lezhës.

Ndërkohë 27 vjeçari i plagosur po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?