Foto ilustruese

Plagosi me thikë 2 persona, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

6 Maj 2022, 15:29| Përditesimi: 6 Maj 2022, 15:31

  • Share

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me thikë dy persona në Rrugën ‘Teodor Koko’ në Tiranë gjatë ditë së sotme.

E.N, 35 vjeç dhe P.B, 48 vjeç u goditën me thikë nga 41-vjeçari në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta. Autori u largua nga vendi i ngjarjes por arratia zgjati pak pasi u vu në pranga pak më vonë.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes ndërsa mbi 41-vjecari rëndon akuza për veprën penale “plagosjes me dashje”.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?