Trevor Bikford

Plagosi me hanxhar tre policë të Nju Jorkut, FBI heton 19-vjeçarin për terrorizëm

3 Janar 2023, 10:52| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:57

  • Share

SHBA- FBI po heton 19-vjeçarin Trevor Bikford, i cili plagosi me hanxhar tre policë të Nju Jorkut në hyrjen e zonës së sigurisë të festimeve të Vitit të Ri në Times Square, Manhattan. Ngjarja me karakter terrorist ndodhi kur policët kontrollonin çantat për armë dhe gjësende të dyshimta mbrëmjen e vonë të 31 dhjetorit.

Policia e Nju Jorkut kishte informacione për ndonjë incident terrorist referuar një videoje të të quajturve të Angazhuar për Shtetin Islamik, ISIS. Trevor Bickford udhëtoi nga Antraku për në Nju Jork ku u vendos në 29 dhjetor, dy ditë përpara se të sulmonte me hanxhar tre policë në pikën e kontrollit në Times Square, Manhattan. Ndërkaq, është gjetur një ditar që dyshohet se përket sulmuesit Bikford, i cili i pohoi FBI-së kur e intervistoi në dhjetor në Main, se dëshironte t'u bashkohej talebanëve në Afganistan.

I paraburgosuri Bikford nën ruajtjen e policisë mjekohet në spitalin Bellevue, për një plagë me armë zjarri shkaktuar nga njeri prej policëve që sulmoi. Media raporton se në ditar shkruhet se Bikford dëshironte të ndihmonte bashkëmoshatarët myslimanë, të vdiste për fenë e tij dhe se nëna dhe gjyshja ishin tepër të shqetësuara për këtë. Në ditar po sipas mediave, Bikford lë shkrim në formë testamenti dhe vullneti me udhëzime se si të ndahen mjetet e tij midis familjes si dhe për varrimin. FBI-ja e vendosi Bikfordin në listën e vëzhgimit terrorist, por nuk ka komente ndërkaq nga Prokurori i Përgjithshëm për akuzat e mundshme ndaj tij. Duke qenë se talebanët nuk janë përcaktuar si entitet i huaj terrorist, planifikimi për të udhëtuar në Afganistan, nuk përbën krimin federal të "përpjekjes për mbështetje materiale të një grupi terrorist".

Bikford planifikonte të shkonte në Majami, por ndaloi në Nju Jork dhe u vendos në Grand Hotel, Boëery në Manhattan më 29 dhjetor dhe u largua natën e Vitit të Ri me të gjitha bagazhet e tij përpara sulmit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?