Armir Hasa autori i plagosjes

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 16-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim shoku i tij! Si ndodhi sherri në lagje mes dy të rinjve

18 Tetor 2023, 17:28| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:11

  • Share

Armir Hasa është autori i plagosjes së 16-vjeçarit, ngjarje e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kamëz, rreth orës 16:10.

Burime nga Komisariati nr. 5 bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe me herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte. Por sipas grupit hetimor shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet te ketë qene një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zonë dhe po hetohet edhe për armën me të cilën 18-vjeçari i identifikuar si Armir Hasa kreu plagosjen.

Ndërkohë, sa i përket gjendjes shëndetësore të 16-vjeçarit, ai ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmb dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimit të kamerave ku do të zbardhet dhe itenerati që ka ndjekur autori i ngjarjes Armir Hasa do të orientohen edhe grupi hetimor për vendodhjen e tij, ndonëse janë ngritur pika kontrolli në zonë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Ora 18:05
Kamëz/ Plagosi me armë shokun e lagjes dhe ‘ia mbathi’, del fotoja e autorit (FOTO)

1697645106_finalprojekt.00432614.Still081.jpg

Ky është Armir Hasa, 18 vjeçari që ka plagosur me armë zjarri shokun e tij lagjes së tij në Kamëz. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?