Makina e autorit

I dehuri plagosi me armë zjarri babë e bir në Durrës, kapet nga policia 39 vjeçari

14 Shtator 2020, 19:28| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 21:01

  • Share

DURRËS- Pasi është vënë në ndjekje të autorit, policia ka arrestuar 39 vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri dy persona.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, në lagjen nr.14, Durrës, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri babë e bir me iniciale H.B., 63 vjeç dhe M.B., 39 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Policia ka identifikuar autorin Altin Lleshi, i cili ndodhej nën efektin e alkoolit dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Por me ndihmën e qytetarëve është kapur pas dy orësh. 

1600109479_arma.jpeg

Arma e autorit

Ora 20:55
Plagosi me armë babë e bir në Durrës, policia vë në pranga 39 vjeçarin e dehur

Autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri në Durrës, është kapur nga policia pas dy orë ndjekjeje.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit, i cili plagosi babë e bir.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me qytetarët arriti të vërë në pranga 39 vjeçarin Altin Lleshi.

Pas një konflikti të çastit dhe nën efektin e alkoolit, Lleshi ka plagosur me armë zjarri 63 vjeçarin me iniciale H. B. dhe 39 vjeçarin me iniciale M. B. (bab e bir).

Këta të fundit ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1600109479_arma.jpeg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?