Pistoleta e përdorur nga Florian Gjoka për plagosjen e Martin Prengës

Plagosi me armë zjarri 51-vjeçarin në Mirditë, gjykata lë në burg autorin

5 Korrik 2022, 11:08| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 11:16

  • Share

Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë, do të qëndrojë në burg.

Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjishëm arrestimin e 21-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale "Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Florian Gjoka qëlloi 5 herë me pistoletë  bashkëfshatarin e tij Martin Prenga, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së premtes në një pikë karburanti në autostradën Milot-Kukës, pranë zonës së Fanit në Mirditë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia arriti të identifikonte autorin, duke e vënë në pranga disa orë më vonë, ndërsa u procedua penalisht dhe vëllai i tij binjak Altin Gjoka, i cili e kishte ndihmuar të largohet dhe të fshihet.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të hershme që kishin pasur dy bashkëfshatarët, për motive ende të paqarta.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?