Zbardhet plagosja e adoleshentit në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari! Dëshmia në polici: Më ngacmoi të dashurën, e qëllova me kallashnikov

20 Tetor 2023, 11:01| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 18:20

  • Share

Arratia e 18-vjeçarit Armir Hasa, i cili plagosi me një plumb në këmbë një të mitur 16 vjeç në Kamzë, nuk zgjati as 48 orë. I riu i dyshuar si autor i ngjarjes, u arrestua nga policia me bashkëpunëtorin e tij, Xhorxh Çuni, 19 vjeç, me të cilin u arratisën me makinë.

Deri tani blutë kanë arritur të sekuestrojnë vetëm makinën si provë materiale, por akoma nuk kanë gjetur armën e krimit kallashnikov.

Report Tv zbardhi dëshminë e 18-vjeçarit Has, i cili u tha hetuesve se konfliktin me 16-vjeçarin, me të cilin ishte rritur në të njëjtën lagje, e ka nisur për shkak se ai i ka ngacmuar të dashurën.

Sipas Hasës, ata kishin folur më herët bashkë për t’u takuar dhe sqaruar, por situata doli nga kontrolli.

“Në debat e sipër, - u tha hetuesve i riu i arrestuar, - hapa bagazhin e makinës dhe nga aty nxora kallashin. Qëllova vetëm një herë në drejtim të 16-vjeçarit dhe më pas u larguam me shpejtësi bashkë me shokun tim Xhorxhi.”.

Arrestimi i Armir Hasës u realizua në rrugën “OSBE”, Kamëz, gjatë operacionit të koduar "Catch".

" Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes" informoi policia. 

Policia ende nuk e ka të qartë se ku e ka gjetur kallashnikovin, me të cilin tentoi të vriste shokun e tij i riu. Më herët mes tyre nuk ka pasur konflikte, por debati për ngacmimin e të dashurës ka sjell të gjithë ngjarjen e rëndë. I mituri u plagos në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sektori i Krimeve në Policinë e Tiranës po vijon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës së krimit, e cila do të avancoj më tej hetimin.

Ora 12:09
‘Më ngacmoi të dashurën’, zbardhet dëshmia në polici e Armir Hasajt, plagosi me armë 16-vjeçarin në Kamëz

1697645458_Screenshot10.jpg

Dëshmia e Armir Hasajt, 18-vjeçari i arrestuar sot për plagosjen e shokut të tij në Kamëz më 18 tetor, është zbardhur.

I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën. Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë. Sipas informacioneve, arma e krimit, tip kallashnikov nuk është gjetur ende nuk policia.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?