Atentati ndaj Selami Brahimit, motivi dyshohet konflikti familjar! Autori i dyshuar, xhaxhai i gruas së 60-vjeçarit

12 Shkurt, 10:30| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:53

  • Share

Konflikti familjar dyshohet se është motivi i atentatit ku mbeti i plagosur Selami Brahimi, mbrëmjen e 8 shkurt në lagjen Xhabije të Shkodrës. Brahimi ka marrë për grua mbesën e autorit të krimit, Sulejman Kapllani. Ky i fundit ende nuk është marrë në pyetje për të treguar arsyet që e shtynë për të qëlluar me 10 plumba dhëndrin e familjes, por hetuesit e Shkodrës dyshojnë se ata ishin në konflikt prej muajit janar. 68-vjeçari pretendonte se kur i vdiq vëllai në Shkodër, ai u përjashtua nga ceremonia mortore.

Gjithsesi kjo piste mbetet e dyshimtë, për sa kohë i plagosur ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa autori i dyshuar ende nuk është ekstraduar për tu marrë në pyetje. Pista e hetimeve është ngritur mbi bazën e dëshmitareve dhe provave, qe janë arma e krimit dhe makina, te sekuestruara pas ngjarjes. Burimet thanë se Sulejman Kapllani jetonte prej vitesh në Itali dhe kishte ardhur me 5 shkurt përmes aeroportit të Rinasit, ku ka marrë me qira makinën qe përdori ne krim.

Me pas, autori i dyshuar u largua nga Hani i Hotit drejt aeroportit të Podgoricës dhe nga aty në Berlin të Gjermanisë ku edhe u arrestua nga policia. Tashmë pritet ekstradimi ne Shqipëri i Sulejman Kapllanit dhe përballja me drejtësinë për akuzën e tentativës së vrasjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 12/02/2024 15:11

    Si perfundimisht nuk behen njerez edhe te shkojne te jetojne jashte dhe te civilizohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?