Plagosi me armë dajë e nip në Kurbin, gjykata e kyç në burg pa afat, autori: Më provokuan

9 Maj 2020, 09:48| Përditesimi: 9 Maj 2020, 11:52

  • Share

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij duke caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për veprat penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri Agron Memen dhe Klevis Leken të cilët janë dajë e nip. Në pamundësi për t'u larguar disa orë pas ngjarjes Shurbi u vetëdorëzua tek shërbimet e policisë, ndërsa ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin pasur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 09/05/2020 14:06

    Ja ky eshte shqiptari, të shtie me armë për nje provokim pastaj vdes ose jo c fat të kesh......... po mire more funderrine Homo Erectus o neandërtal , c të gjeti sikur dikush të provokon? Edhe po të shau dikush nga nëna e motra ti duhet ta vrasesh? Mut mutash zarbë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?