Foto ilustruese

Plagosi aksidentalisht fqinjën me armë gjahu, shoqërohet në polici 67 vjeçari në Malësinë e Madhe

26 Maj 2023, 15:45| Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:02

  • Share

Mesditën e sotme një 69 vjeçare në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe është plagosur lehtë në këmbë me armë gjahu nga fqinji i saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa e moshuara po kalonte në rrugë dhe një nga saçmet e fishekut e ka dëmtuar. 

Ndërkohë 69 vjeçarja po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa fqinji i saj D.R 67 vjeç është shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arma e gjahut e sekuestruar nga policia

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?