Arma dhe kanabisi i sekuestruar

Fushë-Krujë/ Plagosi me armë komshiun, 44-vjeçarit në kërkim i gjendet 'shtëpi bari' e municion luftarak

6 Qershor 2022, 18:13| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 20:21

  • Share

FUSHË KRUJË- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Fushë Krujë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen që njihet me emrin "Punëtori", ku mësohet se Blerim Selaci, 44 vjeç ka plagosur me armë zjarri Lufti Kupën, 62-vjeç. Selaci dhe Kupa janë komshinj me njëri-tjetrin.

Kupa është dërguar në spitalin e ‘Traumës’ për të marrë mjekim për shkak të plagëve të marra, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve të ambienteve ku dyshohet se mund të fshihej autori, Policia gjeti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në shtëpinë e tij.

U sekuestruan bimët e dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që autori i përdorte për kultivimin e tyre.

Gjithashtu, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit me të cilën 44-vjeçari plagosi në këmbë, 62-vjeçarin si dhe u gjend e u sekuestrua edhe municion luftarak. 

Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për kapjen e autorit, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje

Ora 20:04
Plagosi me armë 62-vjeçarin, gjatë kontrollit polica i zbulon ‘shtëpinë e barit’, i gjen armën si dhe municion luftarak në Fushë Krujë

Një plagosje me armë ndodhi sot në Fushë –Krujë ku 44-vjeçari Blerim Selaci plagosi me armë zjarri në këmbë Lufti Kupën, 62-vjeç, komshiun e tij.

Report Tv mëson se 62-vjeçari që mbeti i plagosut, Lutfi Kupa është kushëri i Ilir Kupës, një prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshëve”, që organizonin vjedhje me armë, një grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se gjatë kontrolleve të ambienteve ku dyshohet se mund të fshihet autori, Policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në shtëpinë e tij. U sekuestruan bimët e dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që autori i përdorte për kultivimin e tyre.

Gjithashtu, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit me të cilën 44-vjeçari plagosi në këmbë, 62-vjeçarin si dhe u gjend e sekuestrua edhe municion luftarak. 

Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për kapjen e autorit, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?