Plagosi 11 vjeçarin me armë zjarri, arrestohet i riu në Lezhë

27 Maj 2022, 22:48| Përditesimi: 27 Maj 2022, 22:52

  • Share

Robert Cara është arrestuar nga policia, pasi plagosi një ditë më parë një 11 vjeçar në Pukë.

‘Shërbimet e Policisë Pukë, në vijim të  veprimeve për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, shtetasin R. C., 17 vjeç.’- njofton policia.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin ‘Dom Gjegjan’, ku fëmija mori plagë në këmbë.

Burime për Report Tv mësuan se i mituri është plagosur nga shoku i tij 17-vjeçar, i cili kishte marrë armën për të vrarë një person me të cilin kishte konflikt. 17-vjeçari ka qëlluar gabimisht mbi të miturin, pasi shënjestra ka qenë kushëriri i 11-vjeçarit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?