Policia e Elbasanit

Plagoset punonjësi në një firmë ndërtimi në Elbasan, pranga administratorit! Arrestohet 55-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës

5 Shkurt, 12:03| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:04

  • Share

Administratori i një firme ndërtimi në Elbasan ka rënë në pranga, pasi një punonjës është plagosur gjatë kohës që ka qenë duke punuar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.   

Ndërkohë një 55-vjeçar, L. Z., është arrestuar në Librazhd pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?