Foto ilustruese

Plagoset minatori në Bulqizë, 53-vjeçari niset për mjekim drejt spitalit të Traumës

10 Shkurt, 11:39| Përditesimi: 10 Shkurt, 13:47

  • Share

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës teksa po punonte.

Minatori Bilal Sula, 53-vjeç; banues në fshatin Vajkal, me detyrë armator në minierë, dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë kompani.

Minatori është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës dhe më pas është nisur për mjekim drejt Traumës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (10 shkurt) në galeritë që menaxhohen nga kompania e grupit “Yildirim”.

‘Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal,  me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. 53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?