Foto ilustruese

Bulqizë, plagoset rëndë minatori 51 vjeçar, tansportohet drejt Traumës në Tiranë

14 Nëntor 2023, 15:10| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 17:09

  • Share

DIBËR- Një minator 51 vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë gjatë punës në një minierë.

I plagosur ka mbetur Arben Kuka me profesion armator në minierë, në galerinë e zonës D me administrator Jeton Danin. 

Minatori i aksidentuar është derguar tek spitali i Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar për shkak të dëmtimeve të rënda. 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?