Foto ilustruese

Tentoi të vriste një person gjatë një konflikti të çastit në lokal, arrestohet 28-vjeçari! I plagosuri dërgohet te Trauma

15 Dhjetor 2022, 09:21| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 10:24

  • Share

Pas një konflikti të çastit mes dy personave gjatë natës në Gramsh, një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Feta Bezati, 28-vjeç ka qëlluar mjet prerës Andi Dragotin, 36-vjeç, i cili për shkak të plagëve të marra është nisur drejt spitalit të Tramuës në Tiranë, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Autori u largua nga vendngjarja pas kryerjes së krimit, por brenda një kohe të shkurtër u kap dhe u vu në pranga. 28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. 

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, policia vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?