Foto ilustruese

Kronikë

Plagoset me thikë një 24-vjeçar në Tiranë, ngjarja pas një konflikti të çastit me disa persona

5 Gusht 2021, 21:11| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 21:12

  • Share

 Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:00, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive që nuk dihen ende, me disa persona të tjerë, 24-vjeçari me inicialet A.K., u qëllua me thikë.

Ai është dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia bën me dije se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre, por nuk jepen të tjera detaje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?