Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, arrestohet pas dy orësh ndjekje bashkëmoshatari i tij

22 Tetor 2023, 20:24| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 21:33

  • Share

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë rreth orës 19:30 në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi" në Fier.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier, ndërsa ngjarja është parë edhe nga qytetarët.

Sipas burimeve i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes policia ngriti postblloqe në hyrje daljet e qytetit duke bërë të mundur arrestimin e autorit pas dy orësh.

"16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?