Plagoset me thikë 68-vjeçari në Vaun e Dejës, arrestohet një vajzë 21-vjeçare

31 Gusht 2023, 22:16| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 22:46

  • Share

SHKODËR- Një 68-vjeçar është plagosur me thikë në Vaun e Dejës. Sipas policisë Z.P është dërguar në spitalin e Shkodrës.

Për ngjarjen policia thotë se ka arrestuar një vajzë vetëm 21 vjeçe banues në Vaun e Dejës.

'Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?