Karabinierët

Plagoset me thikë në gjoks i riu shqiptar në Itali, policia: E sulmuan dy bashkëatdhetarë për të larë hesapet

7 Nëntor 2022, 14:03| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 14:06

  • Share

Një i ri shqiptar, është plagosur me thikë në gjoks mbrëmjen e djeshme në Itali pasi është sulmuar nga dy bashkëatdhetarë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia italiane.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme. Pista kryesore që po hetohet është ajo e “larjes së hesapeve” mes dy grupeve kriminale.

Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat përreth, dy persona e kanë goditur të riun shqiptar dhe më pas janë arratisur.

Mediat italiane bëjnë me dije se më herët në të njëjtën zonë, ishte zbuluar një bandë shqiptarësh që groposte kavanozë me kokainë të gatshme për shitje.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?