Foto ilustruese

Kronikë

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Tiranë, u godit pas sherrit me një person tjetër

2 Gusht 2021, 21:34| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 22:09

  • Share

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark”, rreth orës 20:45, ku i plagosur ka mbetur i mituri me inicialet J. K.. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku ai u përfshi me një person tjetër, i cili akoma nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar Policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. I mituri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje nga rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?