Plagoset me armë zjarri shqiptari në Spanjë, lihet në gjendje të rëndë në derën e spitalit

24 Tetor 2023, 22:28| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 22:40

  • Share

SPANJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Katalonjë. Sipas mediave spanjolle i plagosur ka mbetur një i ri shqiptar, i cili ka përfunduar me plagë në spitalin Vendrell, ku edhe po mjekohet.

Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, po ashtu edhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

I riu shqiptar, ende i paidentifikuar është dërguar në spital nga njerëz të panjohur dhe është braktisur në urgjencën e spitalit.

Shqiptari ka mbetur i plagosur me dy plumba, nga një në secilën këmbë. Ai kishte edhe një goditje në kokë.

Për plagosjen kanë nisur hetimet, ndërsa dyshohet se mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?