Plagoset me armë zjarri një 31 vjeçar në Patos, misterioze rrethanat e ngjarjes

17 Janar 1970, 19:00| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 10:11

  • Share

FIER- Një 31 vjeçar është plagosur me armë zjarri në afërsi të fushës së sportit në Patos.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku Klajdi Sulo, 31 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdësin e mjekëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së 31 vjeçarit. Në vendin e ngjarjes policia gjeti katër gëzhoja që i përkasin armës së një pistolete.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?