Foto ilustruese

Kronikë

'Pse më sheh', degradon në përdorimin e armëve sherri mes dy të rinjve në Kavajë, plagoset 34-vjeçari! Shpallet në kërkim autori

15 Prill 2021, 08:01| Përditesimi: 15 Prill 2021, 10:15

  • Share

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Ngjarja ndodhi në orën 00:30 në lagjen nr.5, pas një konflikti të çastit për motive banale të tipit “pse më sheh”, ku u përfshinë personi i plagosur, i identifikuar si Shkëlzen Shehu, dhe një 34-vjeçar i identifikuar si Emiljano Sina.

Ky i fundit qëlloi me armë Shehun, i cili mori një plagë në këmbë. Ai është dërguar ne spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori. 

"Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S./', njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?