Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Fier, shkak një konflikt i çastit! Në kërkim autori

30 Korrik 2023, 07:25| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 15:54

  • Share

FIER- Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Fier, ndërsa autori është shpallur në kërkim.33-vjeçari Orges Buzi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës". Pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, 30-vjeçari Ledion Enea Nebiu ka plagosur me armë zjarri Buzin. 30-vjeçari është identifikuar dhe më pas shpallur në kërkim.

Është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?