Lezhë/ Qëllohet me armë drejt 25-vjeçarit në Mamurras, dërgohet te Trauma! Arrestohet autori

8 Mars, 12:20| Përditesimi: 8 Mars, 21:42

  • Share

LEZHË- Një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Mamurras të Lezhës.  Policia thotë se ai është qëlluar pas një sherri të çastit me një 21-vjeçar.

Pas sherrit, Endri Baçuku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca. Ky i fundit ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndreca ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, policia ka arrestuar 21-vjeçarin, Endri Baçuku, si edhe është sekuestruar arma e krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?