Sllovaki/ Atentat Kryeministrit Robert Fico, në gjendje të rëndë për jetën! Arrestohet autori, një poet në pension! VIDEO e sulmit

15 Maj, 15:33| Përditesimi: 15 Maj, 21:57

  • Share

BRATISLAVE - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u qëllua me armë pasditen e sotme jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Bratislavë ku kryeministri kishte shkuar për të takuar mbështetësit e tij.

Kryeministri u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak dhe gjymtyrë dhe në arterie dhe u transportua menjëherë me helikopter në spitalin Roosevelt në Banska Bystrica ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore mes "jetës dhe vdekjes", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga qeveria që e përkufizon sulmin 'tentativë për vrasje' 

Policia thotë se autori i dyshuar është arrestuar, ai është një 71-vjeçar nga qyteti Levice. Në media qarkullojnë videot e momentit kur  truprojat e marrin kryeministrin Fico të plagosur dhe e fusin në makinë.

Menjëherë pas sulmit, Fico është transportuar në spitalin Handlova, ku më pas me një helikopter ai u dërgua në qytetin më të afërt, Banska Bystrica, ku iu nënshtrua një operacioni. 

Sulmuesi ishte mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri dhe u ndalua nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e dënoi sulmin "brutal dhe ta pamëshirshëm" ndaj kryeministrit.

"Jam e tronditur". Robert Ficos i uroj shumë forcë në këtë kohë të vështirë, si dhe shpresoj se do ta marrë veten shumë shpejt nga ky sulm", tha Caputova.

Ora 21:48
VIDEO/ Plagosi kryeministrin sllovak, 71-vjeçari: E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë

 

Atentatori i kryeministrit të Sllovenisë

Policia sllovake ka publikuar videon e dëshmisë së atentatorit të kryeministrit Robert Fico, i cili u plagos me armë zjarri.

Shkrimtari është shprehur se arsyeja e aktit është se nuk është dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.

“E bëra sepse nuk bie dakord me politikat e qeverisë”,-shprehet ai.

Ai shihet në korridorin e një godine, që mendohet të jetë një komisariat policie dhe duart i ka të lidhura pas shpinës.

Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t'i dhënë dorën, ka hapur zjarr.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë.

Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.

Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.

Ora 21:46
Atentati ndaj Kryeministrit Fico, autoritetet sllovake: I motivuar politikisht! Ministri i Mbrojtjes: Momenti më i trishtë në historinë e vendit

Autoritetet sllovake kanë deklaruar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit Robet Fico ishte i motivuar politikisht.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, deklaroi se kFico i është nënshtruar një operacioni dhe se ndodhet “në gjendje të rëndë për jetën”.

Në një konferencë shtypi jashtë spitalit  ministri tha se mjekët po bëjnë çfarë është e mundur për jetën e kryeministrit, i cili pësoi pësoi “politraumë të rëndë pas disa të shtënash”.

Ai e përshkroi ngjarjen si "më të rëndën në historinë e Sllovakisë".

 

Ora 19:39
Plagosja e kryeministrit sllovak, reagon Rama: I tronditur, i uroj shërim të shpejtë

1715192742_edirama.jpg

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pasditen e sotme, jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Bratislavë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Rama shprehet i tronditur nga ngjarja ndërsa i uron shërim të shpejtë homologut të tij.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”,-shkruan Rama.

Ora 18:31
VIDEOLAJM/ Momenti kur atentatori qëllon drejt kryeministrit sllovak, panik mes turmës

 

Mediat kanë publikuar momentin kur atentatori qëllon me pistoletë 4 herë drejt kryeministrit Robert Fico,

Agjentët e sigurisë afrohen pranë atentatorit që hapi zjarr, prapa gardhit metalik për ta ndaluar.

Menjëherë kryeministri u transportua në spital ku dhe po lufton me jetën bënë të ditur zyra e shtypit pranë kryeministrisë.

Ora 18:19
'Robo hajde këtu!' Atentatori i kryeministrit sllovak, një poet 71 vjeçar në pension! Çfarë deklaroi para sulmit

 

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është autori i sulmit të kryeministrit sllovak Robert Fico bëjnë të ditur mediat vendase

Robo, hajde këtu!" mësohet të ketë thënë ai para se të qëllonte drejt kryemistrit, raporton media sllovake Pravda.

I lindur në 1953 autori themeloi një klub letrar së bashku me të tjerët në vitin 2005, të cilit ai qëndroi në krye të tij deri në vitin 2016. 71 vjeçari është edhe autor i tre përmbledhjeve me poezi, dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovake.

Ora 17:02
U plagos me armë zjarri nga një 71- vjeçar, qeveria sllovake: Kryeministri Robert Fico është në rrezik për jetën

1715780086_sllovakirobertfico.JPG

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u plagos nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme, u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni. 

Menjëherë pas sulmit, Fico është transportuar në spitalin Handlova, ku më pas me një helikopter ai u dërgua në qytetin më të afërt, Banska Bystrica, ku iu nënshtrua një operacioni. 

Sulmi ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në veri-lindje të Bratislavës. Një i dyshuar është arrestuar, sipas mediave sllovake ai është një burrë 71-vjeçar. Zyra e qeverisë ka bërë të ditur se kryeministrit është në rrezik për jetën.

Robert Fico, 60 vjeç, duket se është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna nga një sulmues, i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri, është ndaluar nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.

Prita ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte shkuar për të takuar mbështetësit e tij.

Ora 15:56
Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Sulm i poshtër! Minon demokracinë dhe të mirën e përbashkët

1709125666_ursulavonderleyen.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atenatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico që mbeti i plagosur pas të shtënave. Von der Leyen e quan në X një 'sulm të poshtër' dhe që 'minon demokracinë'.

'Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.

Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.

Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.', shkruan Von der Leyen në X.

 

Ora 15:42
Momentet e para pasi kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri (VIDEO)

Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur ditën e sotme pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.

Bëhet me dije nga mediat sllovake se autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës kryeqyetit të Sllovakisë.

Siç duket edhe nga pamjet, momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar.

Momenti kur u qëllua, është teksa Fico kishte dalë nga mbledhja dhe po futej në makinë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 16/05/2024 02:10

    bravo ana, .mos u merzit,,edhe ketij tonit do i vije radha,,,,cdo gje me radhe...

    Përgjigju
  • beni: 16/05/2024 02:09

    PO KETIJ TONIT SI NUK E QELLON NJERI MOR AMAN ERE,,,PAK KANE VJEDHUR KETA NDYRESIRA...

    Përgjigju
  • Dordomusi: 15/05/2024 19:29

    Aman xonin tkeqen se nuk do flejm naten pastaj

    Përgjigju
  • Turp: 15/05/2024 17:29

    Turp te kesh ana

    Përgjigju
    • Liu: 15/05/2024 20:00

      Te na rroj sa malet komandanti na hengshi bolushkat

  • Arben: 15/05/2024 17:09

    Anti duhet denuar edhe pse Sllovakia duhet te konsiderohet si vend armik i Shqiperise! Nuk kane njohur Kosoven ende dhe nuk kane as ne plan ta bejne! Gjithashtu kryeministri Fico eshte kundershtar i shoqerise se lire dhe mik i Viktor Orbanit!

    Përgjigju
  • Ana: 15/05/2024 15:52

    Na ngriu gjaku. Thashë mos kanë qëlluar këtë tonin.

    Përgjigju
    • @papa: 16/05/2024 06:54

      O grup duhet me kuptu pak ironin ktu.Mos e mer çdo gjo siç e lexon

    • WTF: 15/05/2024 16:01

      Kafshe

    • Papa: 15/05/2024 15:57

      Kur klikove moj ana per te komentuar , a nuk e lexove kryeministri sllovak qellohet me arme ?

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?