Malësi e madhe/ Plagoset me armë zjarri emigranti afgan pas një sherri! Merren në pyetje 3 miqtë e tij, autorët largohen nga vendi i ngjarjes

14 Tetor 2023, 17:20| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 18:59

  • Share

SHKODËR- Një sherr mes katër emigrantëve me një grup personash të tjerë ka çuar në plagosjen e një 17-vjeçari afgan në Malësi të Madhe.  

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, ku pas sherrit për arsye qe ende nuk dihen, i mituri emigrant ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa policia ka marrë në pyetje tre emigrantët e tjerë. 17-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?