Plagoset 36 vjeçari gjatë punës në minierën e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë (EMRI)

25 Dhjetor 2023, 15:13| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 15:41

  • Share

Dibër- Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme teksa punonte në një minierë kromi në Bulqizë.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, 36 vjeçari Vilson Alla është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • P. Hajdini: 25/12/2023 17:00

    Si eshte e mundur qe miniera e kromit ne Bulqize PUNON? , Diten e Krishtlindjes, diten pushimit zyrtar, Kombetar e thuajse mbareboteror? Ku jane Inspektoret, Inspektoriatet, dhe Kryeinspektori i Larte prane Qeverise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?