Foto ilustruese

Plagosën me thikë tre vajza pas një sherri, arrestohen dy të reja në Tiranë

24 Shkurt 2022, 13:55| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 13:56

  • Share

Dy të reja kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një sherri me 3 vajza të reja.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe janë arrestuar, pasi gjatë një konflikti, për motive që nuk dihen ende, kanë goditur me thikë shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?