Foto ilustruese

Plagosën me thikë një person gjatë një sherri në lokal, arrestohen 3 vëllezërit në Pogradec

12 Dhjetor 2022, 12:51| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 12:54

  • Share

3 vëllezër në Pogradec janë arrestuar pasi kanë plagosur me thikë një 26-vjeçar me iniciale E.H., gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali në lagjen nr.2 të qytetit mbrëmjen e të dielës.

I riu, i cili ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vëllezërit e arrestuar janë: R. O., 28 vjeç; R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?