Plagosen me thikë 55-vjeçarin, në pranga babë e bir në Sarandë

3 Maj 2022, 16:36| Përditesimi: 3 Maj 2022, 16:39

  • Share

Babë e bir kanë rënë  në  prangat e policisë së Sarandës pasi kanë plagosur me thikë një 55-vjeçar. Mësohet se sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga kanë rënë 54-vjeçari i identifikuar me inicialet H.H, i cili bashkë me djalin M.H. qëlloi me thikë 55-vjeçarin pas një  sherri për motive të  dobëta .

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale e “dëmtimit me dashje” ndërkohë  materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Sarandë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?