Bota

Plagosen me thikë 5 persona në Itali, mes tyre dhe një fëmijë 5-vjeç! Sulmi në një autobus, 26-vjeçari somalez i godet pasi faturino i kërkon biletën

11 Shtator 2021, 22:52| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 22:54

  • Share

Pesë persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeç, janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Rimini të Italisë, pas një sulmi në një autobus. Sipas mediave italiane, autori, një 26-vjeçar me origjinë somaleze, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, goditi dy punonjës në autobus pasi i kërkuan të nxirrte biletën. Më pas ai goditi edhe tre pasagjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë 5-vjeç.

I riu kërcënoi me thikë edhe shoferin, duke e detyruar të  hapte derën e autobusit dhe më pas u largua në këmbë. Ai u përpoq të arratisej, por fatmirësisht u kap nga policia në kohë, para se të lëndonte persona të tjerë.

Nuk dihet ende motivi i sulmit, ndërsa për momentin autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë. Personat e plagosur janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?