Foto ilustruese

Plagosën me thikë 29-vjeçarin në Pogradec, vihen në pranga 3 vëllezërit! I riu jashtë rrezikut për jetën

11 Tetor 2023, 14:17| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 14:19

  • Share

Një konflikt midis disa të rinjve, i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, pasditen e djeshme në Pogradec. Në pranga kanë rënë 3 vëllezër, të cilët kanë dhunuar dhe më pas kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Tre vëllezërit, E. B., 28 vjeç, P. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin me iniciale G.D, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërsa, 29-vjeçari i plagosur dhe shokun e tij Sh. T., u vunë nën hetim në gjendje të lirë, pasi gjatë konfliktit edhe këta kanë goditur me grushte dhe me shkelma në trup, 2 nga vëllezërit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?