Plagosën dy të rinj në Mamurras, arrestohen dy bashkëpunëtorët, në kërkim autori

19 Maj 2020, 10:10| Përditesimi: 19 Maj 2020, 10:41

  • Share

Dy kushërinj janë arrestuar nga policia e Kurbint si bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve në Mamurras dy ditë më parë.

Sipas policisë në pranga janë vënë shtetasit me iniciale N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, ndërsa vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetasit E. N.

Si ka ndodhur ngjarja? "Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre "Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë" e kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?