Foto ilustruese

Plagosen dy punëtorë në Syrin e Kaltër, dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës

3 Shkurt 2022, 17:50| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 17:55

  • Share

Dy punëtorë janë plagosur pasditen e sotme në Syrin e Kaltër dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Mësohet se punëtorët ishin duke montuar panele sanduiç, por nga era e fortë, panelet janë rrëzuar, duke dëmtuar punëtorët.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kantierin në Syrin e Kaltër dhe punëtorët ishin të moshës 30 dhe 53 vjeç, të dy nga Durrësi.

Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet ndërsa raportohet se ato janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?