Foto ilustruese

Plagos me thikë 25-vjeçarin në Kamëz, e pëson nga i afërmi i tij: E godet me sende të forta

11 Shkurt 2020, 11:51| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 13:12

  • Share

Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës për plagosjen me thikë të një 25-vjeçari në zonën e Kamzës, pas një konflikti që policia i konsideron për "motive të dobëta".

Policia thotë se mori njoftim për një konflikt në "Bulevardin Bl"u, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri - tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, duke bërë të mundur arrestimin e I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.  

Arrestimi i tij u krye në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, R. K., 25 vjeç.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta I. P, i cili i kishte plagosur me thikë të afërmin e tij. 

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?