PL propozon politika mbështetëse për të frenuar shpopullimin: Paga për nënat 2 vite pas lindjes, ilaçe e ushqime falas

8 Maj, 13:09| Përditesimi: 8 Maj, 13:10

  • Share

Partia e Lirisë, në një deklaratë përmes sekretares për familjen, tha se nga vendi po largohen jo vetëm të rinjtë, por edhe mosha e mesme dhe njerëz të kualifikuar.

Sipas Brunilda Haxhiut, zgjidhja shihet tek politikat mbështetësve ndaj kategorive të veçanta.

'Për të mbështetur nënat e reja të lindin fëmijë, Partia e Lirisë ka në programin e saj, sigurimi i apartamenteve për çiftet e reja është domosdoshmëri për të ndalur shpopullimin.

Kredi për blerje apartamenti me interes të subvencionuar, zbritje e kredisë

Paga për nënat për 2 vite pas lindjes, në masën 70-100% 3000 E- FËMIJA 1 6000 E - FËMIJA 2 10000 E - FËMIJA 3 .Ushqim dhe suplemente ushqimore të domosdoshme falas për gratë shtatzëna dhe fëmijët e lindur.

4.Barna Falas për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një vit.

Partia e Lirisë do të ulë vdekshmërinë foshnjore, me një kujdes më të mirë shendetësor, të ofruar edhe në banesë, si për nënën edhe për fëmijën.

Duke mbështetur familjet e reja financiarisht, me shërbime dhe me strehë, jo vetëm që frenojmë plakjen e popullsisë dhe shpopullimin, por edhe nxisim emigrantët të kthehen në Atdheun e tyre dhe të Riintegrohen.’- tha Brunilda Haxhiu, sekretare për Familjen, në PL.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 08/05/2024 13:41

    E keni rrit dozën e mashtrimit që kur nga LSI e ndëruat qimen në PL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?